Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti Alban Hoxha janë bashkë. Pas deklaratave të sikletshme të Çiljetës në programin e Rudina Magjistarit dhe të Albanit sot në studion e “Ëake Up”, fotot e para që u publikuan dëshmojnë se ata janë çift. Dy të dashuruarit janë kapur mat dje në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon prej dy vitesh.

Ata nuk e fshehin më, pasi gjatë kohës që kanë qëndruar në këtë ambient publik, kanë shkëmbyer puthje e ledhatime në kafe. Portieri i “Partizanit” dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm. Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po rrit vetë fëmijën që kur bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pas lindjes.