“Më shumë sesa për stilin unik, Armina është e njohur për veshjet firmato dhe jetën aktive në botën virtuale.” – kështu e nis shkrimin e saj Living online, e që më pas u shumëfishua në gjithë mediat e tjera sociale. Në fakt, bëhet fjalë për një veshje copy-paste nga koka tek këmbët që me sa duket vërteton atë çka thuhet më sipër.

“Veshja e fundit është tërësisht e kopjuar dhe nuk gjendet asnjë gjurmë origjinale e Arminës. Nje blogere amerikano-franceze e ka krijuar kete veshje që në 14 gusht dhe nga fotografitë duket qartë që Armina nuk i ka shtuar asnjë grimë nga vetja këtij kombinimi.” – komenton paraqitjen e fundit të Arminës ku për hir të së vërtetës, ish-miss Albania nuk është munduar as të ndryshojë pozimin nga origjinalja.