Flash

Ledri Vula fle me meshkuj?

Lapsi.al 5 September 2016
Ledri Vula fle me meshkuj?

Nëse iu kishte shpëtuar një selfie e herëshme e reperit kosovar ku në sfond duket shtrirë kolegu i tij Ermal Fejzullahu, blitz.al u kujdes ta rikthejë së fundi në vemendje. Për më tepër, ta servirë atë në mënyrë tejet provokuese, aq sa në pamje të parë, duket sikur kërkon të hedhë dyshime mbi seksualitetin e Ledri Vulës.

“Nuk do ta besoni me kë është në krevat Ledri”, thuhet në titullin e portalit, i cili komenton foton ku dy këngëtarët kosovarë të cilët jo vetëm nuk ndajnë shtratin bashkë, por ata shfaqen dukshëm në distancë nga njëri-tjetri!

“Me kë është zgjuar sot reperi Ledri Vula? Të gjithë ndoshta duhet të jeni duke menduar për ndonjë femër seksi, por jo.  Ashtu si edhe mund të shihet në foto, Ledri e ka kaluar natën me Ermal Fejzullahun.” – shkruhet në artikullin delikat të blitz.al, për të cilin, mbetet ende mister arsyeja e publikimit. Akoma më i paqartë bëhet artikulli po të kemi parasysh faktin se kjo media ka qenë shumë pranë artistit në fjalë dhe shpesh ka publikuar lajme ekskluzive si në rastin e bashkëpunimeve të Ledrit me Florin. Nuk dihet nëse përveç fotos, blitz.al ka ndonjë informacion më shumë, i cili mund ta shqetësonte vërtetë Ledrin. Përndryshe, mbeten vetëm gojët e liga. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI