Karizmatiku Nard Ndoka ka dhënë intervistën e parë në pozitat e balerinit. Deputeti i cili ka nisur provat e kërcimit në çift me Greta Koçin tek "Dance With Me", rrëfeu se "vallëzimi ka mbetur një pasion, që politika ma fshehu duke e bërë si mollë të ndaluar." Por, tashmë Nard Ndoka duket se ka vendosur t'a "hajë mollën" dhe jo vetëm, pasi misioni i tij siç shprehet, është t'i largojë komplekset kolegëve të tij parlamentarë të cilët janë dyshues për pjesëmarrjen e demokristianit në spektakël.
Si e kanë komentuar në rrethet politike, çfarë thanë në Parlament kolegët dhe si e keni motivuar pjesëmarrjen?
"Komentet e para kanë mbërritur! Dikush thotë “pse e bëre?”, të tjerë “shumë mirë!”. Ca të tjerë “edhe këtë e bëre?!” Pra, ka debate, mosbesim, kritika, ironi, por edhe xhelozi. Unë pata vetëm një përgjigje për ta: do t’ju emancipoj edhe ju, që mos t’ju vijë turp, që të kërceni kudo në ambiente të gëzuara." - tha Nard Ndoka.