Flash

Shpërthen ish-prezantuesja e Top Channel: I turret Ramës, mbron Voltana Ademin

Lapsi.al 31 August 2016
Shpërthen ish-prezantuesja e Top Channel: I turret Ramës, mbron

Përplasja mes kryebashkiakes Voltana Ademi dhe kryeministrit Edi Rama pasditen e së mërkurës në ambientet e stadiumit të ri në Shkodër, ka ngjallur reagime të shumta. Krahas gazetarëve të pranishëm në vendngjarje, të cilët i kërkuan shpjegime kreut të qeverisë për gjuhën e përdorur, as ish-prezantuesja e "Pasdite në Top Channel", nuk ka qëndruar gojë lidhur në këtë rast.

“Ti mor surrat kur të përmendësh Shkodrën, dhe kreun e Bashkisë Shkodër, të them të lash gojën mirë përpara, mundësisht me zbardhues rrobash. Shkodrës nuk j’a ul kollaj kryet as ti e as ndonjë tjetër. Ndoshta je mësuar me ushtarët e tu që i komandon dhe kur hanë bukë, por Voltanën nuk e drejton dot si të duash ti. Voltana është aq zonjë, sa e nderon një popull, e na bën krenarë kudo.

I marsh tan të ligat Shkodrës, që s’ka asnjë, veç ndoshta kur shkel këmba jote dhe i del ndonjë virus prej prezencës tane. E shkodra tan jetën ka me mbet Blu, sepse ne jemi popull besnik e jetojmë me ideale nuk shitemi për një thes miell, e as për asgjë tjetër në këtë botë”, shkruan e revoltuar Kozeta Turishta.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiakja e Shkodrës debatuan në prezencë të kamerave me tone përçmuese, konkretisht për ndërtimet rreth stadiumit "Loro Boriçi". Rama tha se për këtë qytet nuk do të japë asnjë kokërr leku dhe uroi "Zoti e ndihmoftë Shkodrën".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI