Marina Fara vazhdon të ekspozojë format bombastike, të cilat i kanë dhënë një popullaritet të pa imagjinueshëm. Juristja korçare tashmë është shndërruar në një yll Instagrami ku jo rrallë kritikohet për pozat provokuese. Për më tepër, vajza e këngëtares Eli Fara nuk e ka problem ta pranojë rëndësinë e aseteve sot e kësaj dite. "Për punë të vështira duhen b***" deklaroi pak kohë më parë Marina, duke treguar dhe sekretin e të pasmeve të saj të cilat i punonte në palestër me ushtrime. Por këtë herë seks bomba korçare, duket se "theksin" e ka vënë tek gjoksi, që e ka lënë "lisho" pa të brendshme. Me sa kuptojmë, poza e saj përpara pasqyrës është realizuar për reklamimin e fustanit që gjendet në dyqanin e Zaiminës.