Flash

E pickoi grenxa, Majlinda Bregu ankohet tek Beqja

Lapsi.al 31 August 2016
E pickoi grenxa, Majlinda Bregu ankohet tek Beqja

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Beregu është paraqitur dje në ambientet e Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 në Tiranë për të bërë një ultrakorten për shkak të pickimit nga një grerëz.

Gazet “Shëndeti +” shkruan se deputetja Bregu ka shkuar me “mik” në këtë Poliklinikë, duke shkelur sistemin e referimit. Mirëpo, pavarësisht dëshirës së mirë për t’i shërbyer, Bregu ka hasur në një incident të pakëndshëm: Nuk ka pasur ultraktorten.

Një mungesë e tillë i është dukur skandaloze deputetes, e cila mësohet se është ankuar deri tek ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

E kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, drejtuesja e kësaj Poliklinike, Valdete Malaj shprehet se ultrakorten ka pasur por nuk ka qenë i ekspozuar.

“Ultrakorteni ka qenë në Poliklinikë. Madje ne e kemi të shpërndarë në të gjitha shërbimet, te alergologjia, urgjenca, infektivi. Në momentin kur deputetja është paraqitur, nuk ka pasur ultrakorten të ekspozuar sepse sa i është injektuar një pacienti tjetër. Por ka pasur në çantën e urgjencës. Shërbimi i është dhënë me shumë korrektesë. Dhe vetë deputetja është larguar shumë e kënaqur” është shprehur Malaj për “Shëndet+”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI