Flash

Fotot me bikini, si arriti Olta Gixhari të rikthejë linjat seksi (FOTO)

Lapsi.al 9 July 2016
Fotot me bikini, si arriti Olta Gixhari të rikthejë linjat seksi

Sezoni i plazhit është ai i preferuari për vajzat VIP, të cilat punojnë fort gjatë dimrit në palestër për të treguar linjat e tonifikuara në Jug.

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është ndër të parat që e nis sezonin e bikinit në plazhin e preferuar të Dhërmiut, ku dhe është fotografuar nga paparaci ynë. Një vit nga vera e kaluar, kur fotot e tradhtuan për linjat e saj, Olta shfaqet me mjaft përmirësime në format trupore.

Rroba banjat me ngjyrë të theksuar e bëjnë të bjerë në sy në zonën e shezlongëve ku po merrte rreze, por shpesh preferonte të futej edhe në det. Nga fotot që shihni të shkrepura në parakalimet e biondes së teatrit, dallohet mirë ndryshimi në trupin e saj, sidomos në pjesën e barkut, që duket tani i sheshtë, dhe në pjesën e gjoksit që është më i ngritur. Sipas burimeve tona, Olta prej muajsh ushtrohet në palestër, ndërkohë që sipas saj vrapi dhe ritmi i ditës e kanë ndihmuar të humbë kilogramë.

Ajo ka treguar se nuk është tipi i dietave, pasi i pëlqen ta shijojë ushqimin, madje dhe në mesnatë. Tani i është dorëzuar pushimit pas premierës “Sonte do të luajmë pa tekst”, që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar në mbyllje të sezonit.

Së fundi ajo u komentua në media për ndarjen nga i dashuri 23-vjeçar, Xheku, marrëdhënie për të cilën nuk foli asnjëherë hapur. Dalja e saj e fundit në publik ishte në tapetin e kuq të “Top Music Awards” në Pallatin e Kongreseve, ku u pa të parakalonte e vetme, pa partner.

FOTO 2016

FOTO 2015

FOTO 2016

 

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI