Në rrjetet sociale nisi të qarkullonte me shpejtësi lajmi se aktori dhe producenti i famshëm i Hollywood, Michael Douglas kishte ndërruar jetë sot.
Por me sa duket gjithçka ka qenë një shaka apo më mirë një lajm i rremë që nuk dihet ku e ka zanafillën për herë të parë.
Ky nuk është rasti i vetëm që luhet me personazhe të tillë nga portale, blogje dhe faqe të ndryshme në rrjetet sociale.
71-vjeçari u diagnostikua me kancer në vitin 2010, por pas iu nënshtrua kimioterapisë për disa kohë duket se e fitoi betejën me sëmundjen.