Flash

Lamtumirë Michael Douglas? Shaka e hidhur në internet për aktorin 71-vjeçar

Lapsi.al 6 July 2016
Lamtumirë Michael Douglas? Shaka e hidhur në internet për aktorin

Michael Kirk Douglas, aktori dhe producenti i famshëm hollivudian, vdiq në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët. Fituesi i dy Academy Awards, katër Golden Globe, një çmimi BAFTA etj, u raportua nga tabloidi amerikan The Times, se ndërroi jetë në një spital në Çikago, Illinois, të Shteteve Të Bashkuara. Por faktikisht më vonë rezultoi se bëhej fjalë për një lajm të pavërtetë. 

Me 16 gusht 2010, Michael Douglas u diagnostikua me kancer në fyt ndërsa me 1 shtator 2010, gjatë emisionit David Letterman Show, njoftoi se ka nisur ciklin e terapive kundër sëmundjes. Aktori amerikan lajmëroi kancerin duke transformuar sloganin historik të Martin Luter King, "Unë kam një ëndërr" në "unë kam kancer" - gjatë shfaqjes, duke shpjeguar se sapo kishte përfunduar javën e parë të rrezeve dhe kimioterapisë.

Më 10 janar gjatë një interviste në vitin 2011, sipas një reportazhi në NBC ai tha se "tumori është zhdukur. Tani unë duhet t'i nënshtrohet një kontrolli mujor. Unë mendoj se nuk është rasti t'i dorëzohem euforisë". Terapia zgjati më shumë se gjashtë muaj dhe bëri që ai të humbë rreth 30 kile.

Nëse i beson bestytënive, kur të bëjnë të vdekur është njësoj sikur të shtojnë më shumë jetën. Ndoshta edhe në rastin e aktorit të famshëm mund të konfirmohet kjo, pasi raportohet se ai gëzon shëndet të plotë dhe sot ishte duke luajtur golf me miqtë e tij. 

 

Të këshilluara

Gruaja e ministrit del nudo (FOTO)

Milena Santos është gruaja e ministrit të ri të Turizmit në Brazil, Alessandro Teixeira. Ajo ka qenë një “Miss BumBum&...

19:14

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI