Flash

Zbulohet e dashura e Taulant Xhakës

Lapsi.al 25 June 2016
Zbulohet e dashura e Taulant Xhakës

Ndarja e Taulant Xhakës me modelen Dorina Podrimja, me të cilën ishte në prag të martesës, është komentuar gjatë në media. Megjithatë, futbollisti i Kombëtares Shqiptare duket se tashmë ka ndërruar kapitull dhe emrin e modeles që e kishte bërë tatuazh e ka harruar plotësisht. Menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri, Xhaka thuhet se ka nisur një romancë të re me një vajzë nga Tirana.

Bëhet fjalë për aktoren Ana Lika, e cila mbrëmjen e djeshme është parë shumë pranë Taulantit, madje edhe ka flirtuar me të. Në festën e organizuar në nder të djemve të Kombëtares, Taulanti është parë të shoqërohet me vajzën, e cila njihet jo vetëm për pjesëmarrjet e saj në videoklipe dhe punën si aktore në “Top Channel”, por edhe si mbesa e dy emrave të rëndësishëm të showbiz, Inis dhe Ingrit Gjonit. Burime të “Bluetooth” kanë treguar se aktorja dhe futbollisti kanë flirtuar vazhdimisht me njëri-tjetrin, madje edhe nuk kanë nguruar të kapen për dore në publik.

Në një video të siguruar nga “Bluetooth”, Ana shihet teksa shoqëron futbollistin me makinë, ndërsa një nga miqtë e Xhakës dhe shumë futbollistëve të tjerë, Xhani Demika, i ka ironizuar për raportin që kanë. Xhani madje ka publikuar edhe në Snapchat një video të realizuar në club-in ku kanë festuar futbollistët, ku shihet qartë se pavarësisht festës së madhe dhe të rinjve që kërcejnë, Ana dhe Xhaka e kanë kaluar kohën duke biseduar.

Ndërkohë, të tjerë dëshmitarë në festën në fjalë kanë treguar se gjërat mes “çiftit” të ri duhet të kenë shkuar më larg se kaq, pasi në një pikë të festës, Taulant Xhaka është larguar, teksa thuhet të ketë marrë me vete edhe bukuroshen, që nuk u pa më në club. Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët e deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse mes tyre ka një lidhje të vërtetë apo bëhet fjalë vetëm për një flirt, por ajo që është e sigurt është fakti se pëlqimi mes palëve u lexohej në sy. /bluetooth

Të këshilluara

Soni Malaj hedh në gjyq Olti Currin

Një koment pikant i blogerit në faqen e tij në facebook, duket se e ka indinjuar aq shumë këngëtaren Soni Malaj sa t'i drejtoh...

10:07

Kur Noizy rrihej me grushta...

Siç ka rrëfyer më herët, jeta e tij dikur ka qenë krejt ndryshe dhe me shumë probleme. I rritur në një ambient emigran...

14:05

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI