Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga nisja e festës muzikore që do të mbahet këtë të premte në Pallatin e Kongreseve, mësohet se reperi i famshëm shqiptar është “zhdukur”. Burime për lapsi.al thanë se Noizy është paraqitur rrallë në prova ndërsa vetëm një natë më parë, organizatorët e kanë spostuar performancën e tij nga skaleta; nga i programuar në fillim të shfaqjes, e kanë kaluar në fund! E gjitha, për të mos rrezikuar spektaklin, rrjedhshmëria e të cilit nuk mund të varet nga Noizy.
Po ashtu, burime të rezervuara thanë për lapsi.al se këngëtari është larguar jashtë Shqipërisë, pa lajmëruar askënd! Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në minutat në vazhdim nëse Noziy do të shfaqet sonte mbrëma përpara publikut, të cilët janë lajmëruar dhe me postime nga “Top Awards”, që reklamuan performancën e tij.