Flash

Zbulohet e dashura italiane e Armando Sadikut?

Lapsi.al 21 June 2016
Zbulohet e dashura italiane e Armando Sadikut?

Emri i tij është vënë në qendër të krenarisë Kombëtare për shkak të golit me Rumaninë, fitore e cila na ka shtuar shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europian. Por krahas jetës profesionale, çdo futbollist rezervon një pjesë rozë, e cila tërheq njësoj vëmendjen e publikut, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe të pashëm e seksi, siç është Armando Sadiku!

25-vjeçari nga Elbasani u përfol për një afërsi me këngëtaren Enca Haxhia, sigurisht pas publikimit nga kjo e fundit të një fotoje ku të dy shiheshin në sediljet e një aeroporti. Megjithatë, gjithçka duket se rezultoi në kufijtë e admirimit që 20-vjeçarja shprehu për sulmuesin në momentin kur ai shënoi golin.

Ndërkohë, fjalë të tjera kanë nisur të qarkullojnë për një lidhje të fshehtë që Armando Sadiku po përjeton me vajzën e ndihmës trajnerit italian, Paolo Tramezzani.

Janë dy momentet të cilat duket se përforcojnë zërat që flasin për një histori rozë mes dy të rinjve. Në profilin e saj në IG, bukuroshja italiane Desiree Tramezzani një ditë pas fitores me Rumaninë, publikoi një selfie me golshënuesin shqiptar, foto të cilën e shoqëron me një zemër dedikuar Shqipërisë dhe Sadikut. Komentuesit i komplimentojnë me fjalë, “sa të bukur që jeni”.

Nga ana tjetër, nëse sjellim në vëmendje festimin e golit të Armando Sadikut… pasi shënoi, sulmuesi shqiptar iu drejtua me vrap pankinës, aty ku gjeti përqafimin e ngrohtë të ndihmës trajnerit Tramezzani. Sidoqoftë, deri tani situata mbetet e paqartë, por këto detaje natyrisht nuk duhen anashkaluar. 

Të këshilluara

Fotot/ Ja si festuan yjet e showbizit

Edhe personazhet e shoubizit e kane harruar vanitetin e tyre pas suksesit te kombetares shqiptare. Ata shpërthyen me postimee, duke e vene ne qender te vem...

11:09

Aksidentohet rëndë këngëtarja shqiptare

Fjolla Morina raportohet të jetë përfshirë në një aksident të frikshëm të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Nëna e dy vajzave, këngëtarja Morin...

05:41

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI