Që motra më e vogël Hoxha konkuron kokë më kokë me fashionistan Lori, kjo është e qartë domosdo! Nuk kanë kaluar shumë kohë nga heqja e kileve të tepërta dhe tashmë Sara Hoxha duket se është gati të ekspozojë pa drojë trupin e saj të "ri".
Në një event familjar ku dy trashëgimtaret ishin të ftuara fundjavën e kaluar, secila shfaqet e kuruar deri në detaj. Por, në këtë foto ajo që ka rrëmbyer vëmendjen është Sara, pasi për të arritur selfie-n e shkrepur nga e motra, Sara është përkulur para. Kaq ka mjaftuar dhe poza nuk ka nevojë për koment... Dekolteja e 20 vjeçares është e parezistueshme!