Ish-banorja e “Big Brother” e cila u kthye papritur në atë që njihet me termin “tifozja më seksi”, duket se do ta “braktisë” Kombëtaren në përballjen e së dielës me Rumaninë. Rike Roci momentalisht po kalon disa ditë pushimi në Nicë të Francës, ndërsa nuk e ka ndarë mendjen akoma nëse do të shkojë në stadiumin e Lionit.
Durrsakja që jeton në Itali thotë: “Nuk e di nëse do të jem në stadium ndeshjen tjetër, por nëse bën nxehtë normal që do të jem e zhveshur (qesh)”
Megjithatë, nëse Rikja vendos të shkojë në stadium, fotografëve do tu duhet më tepër kohë për ta lokalizuar, pasi vetë “tifozja seksi” shprehet: “Nëse shkoj përsëri do të zgjedh një vend më të qetë.”