Ndarja nga Rovena Dilo duket se kaloi pa probleme për ish-futbollistin Florian Riza. Pas divorcit, ish-bashkëshorti i këngëtares na shfaqet në festa i rrethuar nga vajzat e bukura. I pranishëm në inaugurimin e vilës “Padam“ në Tiranë, Riza, i cili tani punon si komentator sportiv, është fotografuar pranë koleges së sportit dhe një tjetër mikeshe të tij.

Edhe pse njihet si person pak i tërhequr, tani që merret me media, Riza nuk e ka lënë këtë rast t’i shkojë pa e shijuar, pak para fillimit të Kampionatit Europian të futbollit. Martesa e tij me këngëtaren Dilo mori fund pas 10 vitesh bashkëjetesë, dhe ai që depozitoi padinë në Gjykatën e Tiranës ishte pikërisht Riza.