Flash

Si iu përgjigj ish-autorja, arrogancës së Ledionit

Lapsi.al 16 April 2016
Si iu përgjigj ish-autorja, arrogancës së Ledionit

Përveçse fitoi Tiri, këndoi Alban Skënderaj, performuan trajnerët dhe mes tyre edhe Sidrit Bejleri me një këngë të re, mbrëmë në The Voice u lëshuan edhe ca deklarata për autoren e programit deri dy nete më parë, Zefina Hasani. Ajo sot ka reaguar për revistën Class duke dhënë komentin e saj mbi dialogun ku u përfshinë Sidriti dhe Ledioni. Sidrit Bejleri pati vëmendjen e duhur profesionale në këtë mbrëmje, që si çdo finale, pati çaste të gjata falenderimesh, për të përmendur punën e saj. “Kam qejf, pa prishur rregullat, të falënderoj autoren e këtij programi Zefina Hasanin, e cila ka mbartur bashkë me ne çdo emocion e çdo shqetësim që kemi pasur dhe ti e di shumë mirë. Është e vështirë të punosh me ata që po i quaj “fëmijë” sepse unë në një farë mënyre po plakem te karrigia e Voice dhe nuk e di nëse ju do hapni ndonjë variant azil pleqsh këtu te Voice.” Përgjigjja e Ledionit, jo vetëm që nuk ishte një konfirmim i asaj që tha Sidriti, por, pa ditur nëse është thënë me tendencë apo thjesht ishte një përgjigje e rrufeshme në stilin e tij, nuk tingëlloi as dashamirëse, sidomos duke ditur që Zefina u pezullua nga puna dy net më parë për një mendim ndryshe me pjesën tjetër të produksionit. “Mund ta hapim ndonjë se Zefina pa punë është, kështuqë edhe mund ta bëjë edhe të pleqve.” Mirëpo Sidriti e kishte ndarë mendjen për t’ia njohur Zefinës meritat. “Artist edhe mund të bëhesh, por njeri i mirë rrallë ndodh”, tha ai. Mediat shkruan në masë për këtë replikë duke u ndalur te komenti i Ledionit. Sot, Zefina Hasani ka folur për revistën Class duke komentuar dialogun e dy-ish bashkëpunëtorëve të saj të afërt, deri dy javë më parë. “Sidriti foli! Çfarë Ledioni tha më pas, për mua s’ka asnjë vlerë, siç nuk ka vlerë gjithçka tjetër joprofesionale”, është shprehur ajo. Dje, mbyllja e The Voice 5, ishte edhe mbyllje e një sezoni të gjatë pune për të dhe bashkëpunëtorët e saj, edhe pse Zefina nuk ishte në prapaskenën e spektaklit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI