Flash

Xhesika Ndoj: Më tërheqin femrat, në shtrat as meshkujt nuk më kënaqin dot

Lapsi.al 16 April 2016
Xhesika Ndoj: Më tërheqin femrat, në shtrat as meshkujt nuk

Pas një fotoje që bëri xhiron e rrjeteve sociale ku Xhesika Ndoj shfaqej në shtrat me një femër, kanë lindur dyshime për prirjen seksuale të këngëtares, e cila mori famë në një kohë shumë të shkurtër për natyrën e saj ekzibicioniste.

E pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me këtë pjesë të errët të intimitetit të saj, Xhesika u shpreh:” “Fotoja në fjalë është shkrepur verën e kaluar në një hotel në Vlorë, ku ndodhesha për xhirimet e klipit “Vamos bailar” me Marcus Marchado. Isha në të njëjtën dhomë me një mikeshën time dhe pasi bëmë dush, pimë një cigare dhe u shtrimë për të fjetur, bëmë një foto bashkë. Natyrisht që të zhveshura do të ishim, pasi mua nuk më pëlqen të shtrihem në shtrat me pizhame”, tha ajo.

Pyetjes nëse i janë mërzitur meshkujt, dhe tani po frekuentohet më shumë me femra, ajo iu përgjigj pa asnjë kompleks: “Të them të drejtën i kam provuar si meshkujt dhe femrat në shtrat, pasi është diç- ka më se e zakonshme dhe që ndodh rëndom mes ne vajzave të showbizz-it. Por është pak e vështirë të them që jam biseksuale e aq më tepër lesbike, pasi mua nuk ia dalin dot të më kënaqin meshkujt në krevat, e jo më femrat”, tha ajo.

E si për ta përforcuar këtë afeksion me gjininë femërore, Xhesika do të vijë me skena të nxehta me Kallashin, në bashkëpunimin e tyre “Luftë femrash”. Pothuaj ka përfunduar projekti shumë interesant që sjell klipin mes dy femrave që tradhtojnë njëra-tjetrën. Nuk do mungojnë skenat e nxehta dhe ato me armë”, tha ajo. Xhesika dhe Kallashi kanë postuar foto gjatë xhirimeve duke e cilësuar njëra-tjetrën “Shoqe bitch”.

Ato janë duke xhiruar në qytetin e Durrësit, ku dhe do të provokojnë si kurrë më parë me hiret e tyre, në duelin historik bionde-brune. “Luftë femrash” vjen pas një tjetër klipi hot të Xhesika Ndojit, që titullohej “Kamasutra”./panorama plus

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI