Flash

12 tetor 1960/ Dita kur Hrushovi përplasi këpucën në sallën e OKB-së

Lapsi.al 12 October 2026

12 tetor 1960/ Dita kur Hrushovi përplasi këpucën në

Gjatë mbledhjes së 902-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur në Nju Jork më 12 tetor 1960, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme.

Nikita Hrushov, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në botë, nisi të përplase fillimisht duart në tryezën ku ishte ulur, dhe më pas njërën nga këpucët e tij. Ai reagoi ndaj fjalimit të Lorenzo Sumulong, kreu i delegacionit filipinas, që ndëmori një sërë sulmesh të ashpra ndaj BRSS, duke thënë se “popujt e Evropës Lindore dhe kudo tjetër, janë privuar nga të drejtat e tyre civile dhe të drejtat politike, të cilat janë gllabëruar nga Bashkimi Sovjetik”.

Në kundërpërgjigje, Hrushov goditi me grushta tryezën e tij, dhe kërkoi të marrë fjalën. Duke e shtyrë Sumulong, Hrushovi zuri vend në podium përballë asamblesë, dhe nisi fjalën e tij duke lëshuar një varg fyerjesh ndaj Sumulong, dhe duke e etiketuar atë mes të tjerash, si një vegël të “imperializmit amerikan”.

Ai kërkoi nga drejtuesit e seancës përjashtimin e Sumulong nga asambleja, dhe kur kjo u refuzua, Hrushovi hoqi njërën nga këpucët nga këmba dhe nisi të godiste me të podiumin. Ndërsa seanca plenare rrezikonte të futej në kaos, përfshirë ndërhyrjet e zëvendësministrit të Jashtëm rumun Eduard Mezincesku, kreu i Asamblesë Frederik Boland e pezulloi mbledhjen.

Ai incidenti do të kishte pasoja afatgjata, ndërsa imazhi i Hrushovit në skenën ndërkombëtare u dëmtua në mënyrë të pariparueshme. Në vitin 1964, pasi u shkarkua si udhëheqës i Bashkimit Sovjetik, botimet propaganduese e kritikuan atë për “episodin e turpshëm, që ai ende e paraqet si një akt trimërie”. 

12 tetor 1960/ Dita kur Hrushovi përplasi këpucën në

Më pas Hrushovi thuhet të ketë treguar: “Ishte një kënaqësi e madhe! OKB është një lloj parlamenti, siç e dini, ku pakices i duhet të tërheqë vemendjen, në një mënyrë apo tjetër. Ne jemi në pakicë për momentin, por jo për shumë kohë”.

Incidenti u bë kaq i famshënm sa që turistet kur vijnë të vizitojnë godinën e OKB, në NY, pyesin: “Ku qe ulur Hrushovi kur goditi tavolinen me këpucë?”

Për këtë incident nuk ekzistojnë të dhënat fotografike ose video. Një fotografi që qarkullon në internet, ku udhëheqësi sovjetik duket me këpucë në dorë gati për t’a përplasur në tryezë, mendohet të jetë e manipuluar. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI