Flash

Donnarumma sherr me tifozët e Liverpool: e quajnë “mashtrues” për çështjen e Manchester City

Portieri Donnarumma u ndalua teksa po kthehej në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe u përball drejtpërdrejt me disa tifozë, të cilët i përsëritën edhe një herë se ishte “mashtrues”.

Lapsi.al 12 October 2026

Donnarumma sherr me tifozët e Liverpool: e quajnë

Për momentin, janë vetëm ngjarjet në fushë ato që flasin, me dinamikat e tyre, rezultatet dhe, sigurisht, talljet e pashmangshme të tifozëve. Manchester City është rikthyer në aksion në “Anfield” pas vendimit që e shpalli fajtor për shkeljen e rregullave të Premier League, një proces i gjatë dhe delikat, fundi i të cilit ende nuk duket në horizont. Natyrisht, atmosfera në Liverpool ishte e tensionuar: stadiumi ishte i mbushur me banderola dhe pankarta për skandalin financiar, referenca ndaj muzikës së grupit Oasis, të ripërpunuara sigurisht në funksion të akuzave për mashtrim, akuza të çdo lloji dhe karikatura pak a shumë zbavitëse, të cilat në të vërtetë patën pak ndikim te lojtarët.

City fitoi 3-0, duke e thyer në gjysmën e fundit të pjesës së dytë rezistencën e skuadrës së teknikut Iraola, e cila ishte përpjekur të qëndronte në lojë pavarësisht mungesave të shumta. Mes protagonistëve ishte edhe Donnarumma, autor i të paktën dy pritjeve të rëndësishme në fillim të pjesës së dytë. Në fund, ai u bë lojtari mbi të cilin u derdh zemërimi i tifozëve. Portieri u ndalua teksa po kthehej në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe u përball drejtpërdrejt me disa tifozë, të cilët i përsëritën edhe një herë se ishte “mashtrues”. Një akuzë që, natyrisht, lidhej me çështjet financiare të klubit të tij.

Donnarumma e përplasja me tifozët e Liverpool

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, me stadiumin “Anfield” të irrituar nga humbja e thellë 3-0, e cila i shqetëson tifozët për gjendjen e skuadrës në këtë fillim sezoni. Pas gjashtë javësh, Liverpool renditet në vendin e nëntë. Atmosfera ishte e tensionuar dhe nuk munguan fyerjet ndaj Citizens, të lidhura me procesin që ka konstatuar 114 shkelje të rregullave të Premier League dhe që mund të çojë në një ndëshkim shumë të rëndë, nga zbritja e pikëve deri te përjashtimi nga kampionati. Donnarumma u prek personalisht nga kjo situatë, kur nga tribunat nisën ta quanin mashtrues.

Portieri po kthehej në dhomat e zhveshjes pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, kur u mbulua nga fyerjet e tifozëve kundërshtarë që ishin ulur pranë tunelit. Ata i bërtitën gjithfarë fjalësh, veçanërisht “mashtrues”, dhe në një moment italiani nuk arriti më të përmbahej, ndaj u kthye për t’u përballur me ta. Ai shkëmbeu fjalë nga distanca me disa prej tyre, përpara se stafi i City, i cili ndodhej aty për të monitoruar situatën, ta largonte. Fyerjet vazhduan edhe për disa sekonda, përpara se Donnarumma të hynte në dhomat e zhveshjes, dukshëm i irrituar nga provokimet, të cilat me siguri do të përsëriten në ndeshjet në transfertë të Manchester City gjatë pjesës tjetër të këtij sezoni.

Të këshilluara

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI