Flash

Kulisat pas Territorialës/ Ultimatumi i Ramës dhe pakënaqësitë brenda PS-së

Lapsi.al 12 October 2026

Kulisat pas Territorialës/ Ultimatumi i Ramës dhe

Mbledhja e zgjeruar që Edi Rama ka thirrur të mërkurën me deputetët dhe ministrat socialistë vjen vetëm pak ditë pas një prej momenteve më të tensionuara brenda mazhorancës: votimit të Reformës Territoriale. Harta e re me 46 bashki kaloi me 85 vota, por jo pa kundërshti. Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali kishin shfaqur rezerva ndaj draftit, ndërsa në fund të tre ngritën kartonin jeshil.

Më i zëshmi ishte Braçe. Para votimit ai kishte kundërshtuar idenë që reforma të reduktohej vetëm në ndryshimin e kufijve administrativë, duke kërkuar më shumë kompetenca, financa dhe autonomi për pushtetin vendor. Por kur erdhi momenti i votës, Braçe u rreshtua me pjesën tjetër të grupit socialist. 

Një ditë më vonë, deputeti dha publikisht shpjegimin e tij. Ai tha se kishte zgjedhur të qëndronte në grupin parlamentar për të vijuar detyrën që, sipas tij, ia kanë dhënë qytetarët me votë.Në të njëjtën kohë, Braçe kritikoi mënyrën se si u kërkua uniteti brenda PS-së, duke iu referuar logjikës “ose voto, ose je jashtë këtij grupi”. Pikërisht kjo ishte edhe formula që, sipas raportimeve, Rama kishte përdorur përpara seancës: “Kush nuk voton reformën territoriale sot, le të ikë.”

Në votimin vendimtar u shfaq edhe Belinda Balluku, pas një periudhe të gjatë me mungesa në seancat plenare. Ajo votoi pro hartës së re dhe prania e saj solli tensione të forta me opozitën në sallë. Reforma që fillimisht nxori në pah çarje brenda grupit socialist përfundoi me votën e plotë të mazhorancës. Kundërshtitë mbetën në deklarata, ndërsa në tabelën elektronike grupi doli i bashkuar. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI