Flash

Zjarr në Kaninë të Vlorës, flakët favorizohen nga era

Lapsi.al 25 August 2026

Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë.

Mësohet se, forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt zonës për të bërë të mundur izolimin e flakëve, por ndërhyrja po pengohet nga terreni i thepisur malor.

Për më tepër, situata po rëndohet nga era e fortë që po fryn në këto momente, e cila po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit.

Në zonën e përfshirë nga flakët ka kryesisht shkurre, mirëpo prania e disa staneve me bagëti aty pranë ka shtuar shqetësimin e banorëve dhe emergjencave civile për dëmet e mundshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI