Flash

Vuçiç ankohet për krerët e UÇK-së: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

Lapsi.al 16 September 2026

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç reagoi pas vendimit të shkallës së Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke theksuar se Serbia duhet të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të përballet me të kaluarën përmes dialogut.Në një konferencë për mediat Vuçiç kritikoi Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke pretenduar se vendimi nuk përfshin disa akuza dhe krime të pretenduara ndaj serbëve, ndërsa vuri në dukje se katër ish-drejtuesit e UÇK-së u dënuan gjithsej me 81 vjet burgim.

Ai tha gjithashtu se vendimi nuk përfshin krime kundër njerëzimit.

 
“E gjithë kjo nuk u mor parasysh, dhe siç thashë, këto gjashtë akuza, të cilat kanë të bëjnë me krimet më të rënda kundër njerëzimit, nuk u shpallën fajtorë. Nuk kemi arsye të jemi të lumtur ose të trishtuar”, tha Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI