Flash

Marta Kos reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Vendimet e Gjykatës duhet të respektohen

Lapsi.al 16 September 2026

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat dënuan katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte. 

"Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. 

Vendimet e tyre duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë ankese.

Bëhet fjalë për përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndasitë dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE.” - u shpreh Marta Kos. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI