Flash

Seanca në Apel, Ilir Meta: Nuk kam munguar asnjëherë në gjyq

Lapsi.al 16 September 2026

Është mbajtur seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, me relatore gjyqtaren e posaçme Saida Dollani, një proces ku ish-presidenti kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit.

Ndryshe nga seancën e mëparshme, kur gjyqtarja kishte vendosur nxjerrjen nga kafazi të Metës, Metën e sollën sërish në kafaz.

Gjykata urdhëroi që Meta të dalë nga kafazi dhe të ulet me avokatin në krah gjatë seancës.

Avokati i Metës: Sipas kërkesës tonë, me objekt kundërshtimin e pezullimit të afateve të paraburgimit, rrethanat e faktit janë:

Referuar vendimit unifikues, pretendojmë se lejohet ankimi veçmas dhe, sipas jurisprudencës së Kushtetueses, gjykata e shkallës së parë (GJKKO) ka cenuar të drejtën time dhe standardet.

Meta: I qëndroj tërësisht ankimit që sapo lexoi avokati.

Prokurori i SPAK: Nga ajo që lexoi avokati, ai kërkoi pavlefshmëri ose, më saktë, është një vendim i ndërmjetëm. Në rastin konkret, ky vendim është marrë më 27 prill, ndërsa ankimi është bërë në korrik. Ndaj mendojmë që ky ankim nuk duhet pranuar. Në lidhje me thelbin e vendimmarrjes së GJKKO-së, është i bazuar në ligj, sepse gjykata vendosi mbi bazën e kërkesës sonë, për shkak se gjykimi në atë kohë ishte gjykimi ndaj 5 të pandehurve dhe jo si sot që po bëhet i ndarë. Në atë kohë, avokatja e Fatime Kryemadhit nuk ka pasur prokurë për tagrat që i ka dhënë klientja. Për këtë rrethanë, ne kërkuam që avokatja Esmeralda Ndregjoni të saktësojë aktet e përfaqësimit për klienten Fatime Kryemadhi. Ndaj, për këtë arsye shkaktare u bë mbrojtja, sepse shtyrja u bë për shkaqe të paarsyeshme dhe kërkuan pezullim të afateve të paraburgimit për Metën.

Avokati i Metës: I qëndrojmë përsëri ankimit dhe nuk jemi dakord me prokurorin.

Gjykata: Ju urdhrin e gjykatës e ankimoni në formë apo në thelb?

Avokati: Ne mendojmë që duhet të jetë vendim dhe jo urdhër, dhe pasoja e këtij vendimi duhet të jetë i arsyetuar, se ndryshe unë s’kam si e ankimoj kur nuk është i arsyetuar. Vetëm kjo vendimmarrje është e paarsyetuar dhe, duke qenë i paarsyetuar, si ta ankimoja? Ne paraqitëm ankim brenda afatit ligjor.

Meta: Faleminderit, zonja gjyqtare. Dua të theksoj se në asnjë rast unë nuk kam munguar në asnjë seancë gjykimi, jo vetëm të gjykimit paraprak, por edhe të themelit, por edhe në çështje të tjera. Ndoshta ju ju kujtohet se kur e kam ditur që avokati im s’mund të merrte pjesë, unë jam paraqitur në seancë dhe kam kërkuar që gjyqi të vazhdojë pa avokatin. Dhe në këtë rast që ne e ngremë këtë pretendim, dua të theksoj se qëndrimi im atëherë ka qenë të vazhdojë seanca, por mbi të gjitha, ata persona në liri dhe më është dukur dhe vlerësoj që është e padrejtë se kur unë marr pjesë në gjyq, mua të më pezullohen afatet e paraburgimit. Sepse kjo nuk është aspak për shkak tim dhe as në interesin tim. Kjo është gjithmonë në interes të prokurorëve të çështjes dhe ky nuk është, është i vetmi rast.

Meta: Ka nisur nga 29 gushti, kur dorëzuan çështjen për gjykim, interesi është të më pezullojnë afatet e paraburgimit. Unë gjithmonë kam qenë në gjyq dhe kam kërkuar që gjyqi të zhvillohet. Faleminderit.

Prokurori Sotir Kllapi: Praktika është e konsoliduar, mjafton që të mungojë njëri nga avokatët dhe pezullohen për të gjithë.

Kllapi: Kërkesa që bën avokati për kthim të çështjes së afatit të pezullimit të paraburgimit me një tjetër trupë është e pamundur. Ne mendojmë që kjo gjykatë nuk mund ta prishë atë vendim të asaj date.

Avokati: Të mos bëjmë kundërreplikë, zonja gjyqtare. Ne kërkojmë pranimin e ankimit.

Gjykata: Vendimi do të shpallet ditën e nesërme, më datën 17 shtator, ora 14:00./ Top Channel

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48