Flash

Vrasja e Martin Canit, Apeli i Tiranës riçel hetimin gjyqësor

Lapsi.al 3 June 2026

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur riçeljen e hetimit gjyqësor për kryerjen e dy raporteve individuale psikologjike për Mario Përlleshajn dhe Luis Meçajn.

Këtë të mërkurë seanca u shty ndërsa më 10 qershor, në sallën e gjyqit do të paraqitet psikologia që do të ngarkohet me hartimin e raporteve.

Më 9 dhjetor 2025, Gjykata e Tiranës dënoi Mario Pëlleshajn me 16 vite burg për vrasjen e Martin Canit. Ai u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.

Për vrasjen e Martin Canit, Gjykata e Tiranës caktoi dënimin me 12 vite burg, ndërsa për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër vendosi 10 vite burg. Pas bashkimit të dënimeve, Pëlleshaj u dënua përfundimisht me 16 vite heqje lirie.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI