Flash

Rama: Fondet për tokën në Zvërnec janë ngrirë, origjinën e pronës e heton SPAK

Lapsi.al 3 June 2026

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin për çështjen e ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e Zvërnecit, që ka sjellë edhe reagime të shumta qytetare dhe protesta masive.

Sipas Ramës, sqarimi i plotë dhe përfundimtar i origjinës së fondeve të transferuara përmes sistemit bankar sjell qartësi për investitorët, të cilët , siç tha kryeministri, janë edhe pronarë të ligjshëm të pronës.

Rama vlerësoi vendimin e SPAK  për të mbajtur të ngrira fondet e transaksionit dhe për të mos lejuar kalimin e tyre te shitësi, ndaj të cilit po zhvillohet një proces hetimor.

Sipas tij, nëse hetimet provojnë se shitësi ka origjinë legjitime të pronës, ai do të përfitojë fondet e bllokuara. Në të kundërt, nëse prona rezulton pa bazë të ligjshme, fondet do t’i mbeten shtetit shqiptar

“Dalja ime ka të bëjë me një zhvillim që unë e konsideroj pozitiv lidhur me procesin e verifikimi të transkasionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Që do të thotë me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve që tani janë edhe pronarë.

Nga ana tjetër e konsideroj shumë pozitive që SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë tek shitësi, për të cilin ka një proces hetimor. Kjo në këndvështrimin tim është shumë pozitive edhe për këdo që pretendon pronë në atë territori. Çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim i pavarur dhe profesional përmes SPAK.

Në të dyja rastet rezultati do të jetë i padiktueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi, çdo manipulimi dhe pretendimi që nuk është i bazuar në ligj.

Në rast se shitësi ka një origjinë legjitime të pronës, do marrë paratë, në rast se nuk e ka, paratë do t’i mbeten Shqipërisë dhe ato do të përdoren për cilindo që do të provojë se pretendimin mbi pronën e ka të bazuar”, tha Rama. 

Të këshilluara

Investigimi i mediave belge: Shqipëria një narko-shtet!

Një investigim tronditës nga tre mediat kryesore në Belgjikë, nga gazeta ‘Le Soir’, televizioni publik RTBF dhe revista ‘Knack’ ka arritur në përfundimin se Shqipëria është një narko-shtet. Sipas tyre, mafia shqiptare tani krahasohet me kartelet meksikane dhe me mafien italiane

12:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI