Flash

FOTOLAJM/ Dje Rama dekoroi Gramoz Ruçin, i biri shpërndan mesazh kundër qeverisë

Lapsi.al 3 June 2026

Një postim i bërë nga Ledio Ruçi, djali i një prej ikonave të PS, Gramoz Ruçi, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen. Ai ka shpërndarë në Insta Story një foto që është bërë virale kohët e fundit, ku në ballkonin e një apartamenti shfaqet një banderolë me mbishkrimin: “Nuk ka shtet”.

Postimi vjen vetëm një ditë pasi babai i tij, Gramoz Ruçi, u dekorua nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së organizuar në Tiranë me rastin e 35 vjetorit të Partisë Socialiste.

Whatsapp Image 2026 06 03 At 13.26.23

Ndonëse Ledio Ruçi nuk ka bërë asnjë koment shtesë, shpërndarja e fotos vjen në kulmin e debatit dhe protestave që kanë shoqëruar projektin e resortit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, pas tre tubimeve masive në kryeqytet, sot zhvillohet i katërti, dhe qytetarët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke kërkuar më shumë transparencë dhe informacion lidhur me investimin e planifikuar në zonë. Postimi i Ledio Ruçit vjen pikërisht në këtë klimë tensionesh dhe pakënaqësie qytetare, duke shtuar interesin rreth mesazhit të përcjellë përmes fotos së publikuar. 

Të këshilluara

Investigimi i mediave belge: Shqipëria një narko-shtet!

Një investigim tronditës nga tre mediat kryesore në Belgjikë, nga gazeta ‘Le Soir’, televizioni publik RTBF dhe revista ‘Knack’ ka arritur në përfundimin se Shqipëria është një narko-shtet. Sipas tyre, mafia shqiptare tani krahasohet me kartelet meksikane dhe me mafien italiane

12:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI