Flash

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit shtyn vendimin për autorin, ja arsyeja

Lapsi.al 3 June 2026

Gjykata e Apelit nuk arriti dot që të jepte vendimin për procesin e vrasjes së nxënësit Martin Cani.

Pas nisjes së seancës ndaj të pandehurit Mario Përlleshaj, ajo u shty pa një verdikt.

Mësohet se shkak i shtyrjes së gjyqit ishte fakti se mungonte njëri nga  anëtarët e trupës  gjyqësore të Apelit.

Mungesa e tij e bëri të pamundur që vendimi të shpallej.

Ngjarja e rëndë që tronditi edhe opinionin publik duke shkaktuar valë protestash për gjendjen e sigurisë në shkolla, ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan.S.Noli” në Tiranë, më 18 nëntor 2024.

I pandehuri Përlleshaj, u dënua me 16 vite heqje lirie në 9 dhjetor të vitit 2025, për vrasjen e Martin Canit dhe tentativën e vrasjes ndaj shokut të tij, që mbeti i plagosur.

Të këshilluara

Investigimi i mediave belge: Shqipëria një narko-shtet!

Një investigim tronditës nga tre mediat kryesore në Belgjikë, nga gazeta ‘Le Soir’, televizioni publik RTBF dhe revista ‘Knack’ ka arritur në përfundimin se Shqipëria është një narko-shtet. Sipas tyre, mafia shqiptare tani krahasohet me kartelet meksikane dhe me mafien italiane

12:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI