Flash

Valë ndryshimesh në drejtimin e burgjeve në vend

Lapsi.al 28 May 2026

Mediat raportojnë për ndryshime në drejtimin e disa burgjeve në vend. Me urdhër të Adriatik Kupit, drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Klodjan Myrto është emëruar drejtor në IEVP Reç, duke zëvendësuar Algert Çekrezin.

Ndërkohë, Arjan Bozhaj është komanduar drejtor në IEVP 313, ndërsa Alban Zela është komanduar në krye të IEVP Rrogozhinë, pas pezullimit nga detyra të Bilal Hasës.

Ndryshime ka pasur edhe në paraburgimin e Elbasanit, ku është emëruar Markiz Sallufi, i cili ka zëvendësuar Qazim Hoxhën.

Sipas informacioneve, lëvizjet në drejtimin e burgjeve kanë ardhur pas dhjetëra kontrolleve të ushtruara në të gjitha IEVP-të e Republikës, ku janë konstatuar sende të paligjshme, përfshirë aparate celularë, fisha karikimi, sasi të dyshuara lënde narkotike kanabis, thika artizanale dhe sende të tjera të ndaluara. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI