Flash

Parashikimi/ Kjo verë që po vjen do të jetë edhe më e nxehtë

Lapsi.al 28 May 2026

Një valë të nxehti parashikohet të përfshijë vendin tonë edhe verën e këtij viti. Nga hartat që ka vlerësuar meteorologu grek Giorgos Tsatraphyllias shihet se si vendi ynë do të jetë në qendër të të nxehtit për muajt qershor – korrik – gusht.

Skenari mbizotërues është se temperatura do të lëvizë përgjithësisht mbi kushtet mesatare klimatike. Indikacionet konvergojnë në një probabilitet prej mbi 60% që rajoni do të përfshihet në kategorinë "më ngrohtë se normalja".

Harta të tilla japin një sinjal mjaft të qartë të ngrohtësisë për rajonin tonë. Ato nuk bëjnë një parashikim ditor apo se dcilat do të jenë periudhat më të nxehta, por tregojnë zonat që do të preken më shumë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI