Flash

Dalin PAMJET e sulmit me thikë në stacionin e trenit në Zvicër

Lapsi.al 28 May 2026

Një sulm i rëndë ndodhi në Zvicër, ku një person plagosi me thikë 3 kalimtarë. Policia tha se sulmi me thikë ndodhi në një stacion treni.

Mediat shkruajnë se autori i dyshuar, një 31-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, u arrestua në Winterthur, në veri të Zyrihut, pas akuzave për propagandë të Shtetit Islamik në vitin 2015.

Ai kishte jetuar për dy vjet në Turqi, por këtë vit ishte kthyer në Zvicër. Shefi i policisë në Zyrih tha se motivi i sulmit duhet të kërkohet në fushën e radikalizimit dhe ekstremizmit, ndërsa shtoi se autoritetet po hetojë më shumë mbi rastin.

Tre të lënduarit, të moshës 28, 43 dhe 52 vjeç, po trajtohen për lëndime në këmbë, qafë dhe kofshë. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI