Flash

U plagos me armë nga shoku i tij, ndërron jetë 17-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 28 May 2026

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 17-vjeçari Mateo LIkaj që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë te Kthesa e Kamzës më 24 maj.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut të tij, 19-vjeçari Rigels Sylaj, i cili po u tregonte miqve një armë pa leje që dyshohet se u shkrep aksidentalisht.

Për t'i shpëtuar përgjegjësisë, të pranishmit fillimisht gënjyen policinë se ngjarja ndodhi në oborr, por më pas dëshmuan të vërtetën. 

Sylaj ishte duke u treguar armën shokëve, ndërsa ishin duke konsumuar alkool dhe pa e ditur që në pistoletë kishte plumba.

Përveç tij u arrestuan edhe dy shokë të tjerë të cilën u vunë nën akuzë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI