Flash

Skandal me linjën “Shkozë-Qendër”, shoferët ndërpresin shërbimin në orarin e punës

Lapsi.al 21 September 2026

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në kryeqytet, teksa raportohet se është bllokuar shërbimi i linjës së urbanit “Shkozë-Qendër”.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, shoferët e kësaj linje kanë zbritur pasagjerët nga autobusi në mes të rrugës dhe gjatë orarit zyrtar të punës, me pretendimin se do të bënin pushim për të pirë kafe.

Qytetarët e pranishëm janë përballur me sjelljen e paprecedentë të drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë ndërprerë shërbimin publik pa asnjë paralajmërim apo shkak të arsyetuar, siç raportohet.

Kjo situatë ka nxitur revoltë të madhe mes udhëtarëve që përdorin çdo ditë transportin publik në Tiranë, ndërsa kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve kompetente për marrjen e masave të përshtatshme.

 

 

Të këshilluara

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI