Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Itali/ Po kthehej me biçikletë në shtëpi, përplaset për vdekje 15-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 21 September 2026

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Manuel Korreshi, vetëm 15 vjeç, ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë teksa po udhëtonte me biçikletë gjatë natës në provincën e Vicenzës. 

Ngjarja ndodhi përgjatë Riviera Berica, në komunën Barbarano Mossano. Aksidenti u regjistrua pak pas orës 01:00 të së dielës, më 20 shtator.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, 15-vjeçari po udhëtonte me biçikletë në rrugën provinciale 247, në drejtim të veriut, kur u përplas nga pas nga një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim.

Përplasja ishte e fortë. Manueli u përplas në asfalt dhe më pas përfundoi në kanalin anës rrugës, disa metra larg vendit të goditjes.

Drejtuesi i automjetit ndaloi menjëherë dhe telefonoi shërbimet e emergjencës.

Ekipi mjekësor mbërriti në vendngjarje dhe gjeti 15-vjeçarin pa ndjenja. Ai u intubua në vend dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit San Bortolo të Vicenzës, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive pediatrike.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe pas disa orësh mes jetës dhe vdekjes, gjendja e tij nuk u përmirësua.

Manuel Korreshi ndërroi jetë pak para orës 20:00.

Drejtuesi i automjetit, i cili ndaloi pas aksidentit, u tha karabinierëve se nuk e kishte parë biçikletën.

“Ishte shumë errët. Nuk e pashë fare deri në momentin kur u gjenda papritur përballë tij”, mësohet të ketë deklaruar ai, ende i tronditur nga ngjarja.

Karabinierët e Vicenzës kryen verifikimet në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

Autoritetet duhet të verifikojnë gjithashtu nëse biçikleta e 15-vjeçarit kishte të ndezur ndriçimin në momentin e përplasjes.

Prokuroria pritet të vlerësojë edhe mundësinë e sekuestrimit të automjetit dhe biçikletës, ndërsa rasti mund të hetohet si vrasje rrugore, në varësi të elementeve që do të dalin nga hetimet.

Manuel Korreshi jetonte në Castegnero Nanto, së bashku me nënën e tij. Prindërit e tij janë me origjinë shqiptare.

15-vjeçari ishte nxënës në institutin Lampertico në Vicenza dhe kishte pasion të madh futbollin.

Ai kishte luajtur më herët në ekipet e të rinjve të Longare Castegnero, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ekipit U16 të Este, në provincën e Padovës. Madje, Manueli kishte arritur të shënonte edhe një gol me skuadrën e tij të re.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët, shokët e shkollës dhe bashkëlojtarët.

“Fluturo lart, bomber”, shkruan miqtë e tij në homazhet e para në rrjetet sociale.

Kryetarja e bashkisë Castegnero Nanto, Manuela Vecchiatti, shprehu dhimbjen e komunitetit pas lajmit tragjik.

“Është një dramë që na ka prekur thellësisht. Manuel ishte një djalë vetëm 15 vjeç dhe vdekja e tij ka tronditur të gjithë komunitetin tonë. Në këtë moment, mendimet tona shkojnë mbi të gjitha te familja e tij, të cilës i qëndrojmë pranë në dhimbje”, u shpreh ajo.

Mesazhet e miqve të tij kanë qenë të shumta: “Pusho në paqe, Manu”, “Përgjithmonë njëri prej nesh”, “U largove shumë herët”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit vijojnë. 

Të këshilluara

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI