
Rama reagon pas ndryshimeve në ministrinë e Punëve të Brendshme “Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që Ervini (Demo), ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë. Por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së punëve të Ministrisë. Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm.”
“Faleminderit Kryeministër për të gjithë besimin e dhënë në këto 10 vite., ndjej që jam rritur jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri, për të kuptuar më mirë edhe njerëzit kur shprehin shqetësimet. Pastaj pjesa e kthimit në shtëpinë time, pasi aty nisi rrugëtimi, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Ju falënderoj shumë dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej kurrën e kurrës. Absolutisht është kënaqësi dhe nder. Do ta vazhdoj rrugëtimin dhe të jem në krahun tuaj për të gjithë punët e mira që e presin Shqipërinë”, tha Lamallari.