Flash

Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari

Lapsi.al 11 September 2026

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Ndroq. I riu me iniciale D. H. akuzohet në Itali për një sërë veprash penale, mes tyre tentativë vrasjeje, plagosje, shkatërrim prone dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Tiranë. Akuzohet në Itali, për krime kundër personit, kundërshtim të punonjësve të Policisë dhe shkatërrim prone, kapet në Ndroq, 33-vjeçari.

Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Itali, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Ndroq dhe u arrestua provizorisht shtetasi D. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 31.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Plagosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i arrestimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit te policisë gjatë ushtrimit të detyrës”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e 33-vjeçarit, në Itali.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI