Flash

Popullsia tkurret dhe plaket më tej/ Shtesa natyrore minimale, ikin dhe 28.5 mijë persona në 2025

Lapsi.al 3 June 2026

Popullsia e vendit po vijon tendencën tkurrëse pa kthim, e ndikuar nga si nga rënia e lindjeve, ashtu dhe nga emigracioni, kur reth 28.5 mijë veta kanë ikur në 2025-n, duke zbritur ata që janë kthyer.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2026 rezulton 2.335.930 banorë, duke pësuar rënie me 1,16%, krahasuar me 1 Janar 2025. Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:

* Shtesës natyrore, që për vitin 2025 ishte pozitive me +1.147 lindje më shumë se vdekje;
* Migracioni neto, i cili mbeti negativ me -28.531.

Raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i njëjtë me vitin paraardhës duke rezultuar me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025. Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2026 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,7%.

Monitori raporton se uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Kukës (-2,59%) dhe Shkodër (-2,56%). Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Më 1 janar 2026, Tirana zë rreth 32,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi me nga 9,7%, 9,5% dhe 9,4% përkatësisht.

Të dhënat e INSTAT tregojnë dhe për një plakje të vazhdueshme të popullsisë. Mosha mediane (që ndaj popullsinë përgjysmë) arriti në 45 vjeç në fillin të 2026-a, nga 44.3 vjeç në fund të 2025-s, duke iu afruar gjithnjë e më shumë mesatares europiane.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI