Flash

"Kush të vjedh sot, të vjedh edhe nesër”, gazetarja thirrje protestuesve: Mos u ulni me Ramën në negociata!

Lapsi.al 2 June 2026

Mes mesazheve të forta nga protesta para Kryeministrisë, ishte dhe ai i gazetares Ola Xama, e cila bëri thirrje për mbrojtjen e pasurisë së shqiptarëve, nga vetë qytetarët.

Ajo theksoi se si qytetare ndjen përgjegjësi për të reaguar ndaj çështjeve që lidhen me pasuritë publike.

“Përshëndetje! Jam gazetare. Të raportosh për protestën kur je gazetare do të thotë të jesh e pavarur. Por përpara se të jem gazetare, jam qytetare e këtij vendi. Kam ardhur këtu për të gjitha ato pasuri publike të Shqipërisë, që janë të shqiptarëve, jo të politikës dhe pushtetit”, u shpreh ajo.

Xama iu referua edhe zhvillimeve të fundit politike dhe deklaratave për dialog, duke shtuar se pasuritë publike nuk duhet të trajtohen si pronë e interesave të veçanta.

“Nuk është Zvërneci i Kushner dhe Ivanka Trump, por i shqiptarëve. Ai tha në konferencë: dialogojmë, por mos negocioni, se kush të vjedh sot, të vjedh edhe nesër”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI