Flash

“Jep dorëheqjen”- Protestuesit ngjiten te shkallët e kryeministrisë, policia iu kërkon të largohen

Lapsi.al 2 June 2026

Në protestën e sotme kundër ndërtimeve në Zvërnec të Vlorës, mijëra qytetarët u mblodhën në shesh përpara kryeministrisë, duke kërkuar dhe dorëheqjen e Edi Ramës.

Disa prej qytetarëve i ngjitën te shkallët e kryeministrisë. Menjëherë ishin disa forca blu të policisë të cilët iu kërkuan atyre që të zbresin nga shkallët dhe të qëndrojnë në rrugën e Bulevardit. 

Pas një debati me policinë protestuesit zbritën shkallët e kryeministrisë. Ndërkohe qe protestuesit i kane bere thirrje pjesëmarrësve te mos provokohen nga forcat e rendit apo nga te infiltruarit ne tubim. “Jo provokimeve, jo provokimeve” – kane qene thirrjet e protestuesve. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI