Flash

FOTO/ Edhe Pallati i Kongreseve do të ketë një kullë 225 metra të lartë

Lapsi.al 2 June 2026

Një kullë shumëkatëshe deri në 225 metra lartësi, me një restorant panoramik dhe një pishinë me pamje mbi qytetin, do t’i shtohen Pallatit të Kongreseve. Transformimi i godinës së ndërtuar në vitet ’80, si një ndër veprat moderne të kohës, iu besua projektit të studios zvicerane “Herzog & de Meuron Basel Ltd”.

Projekti u përzgjodh mes 5 propozimeve të paraqitura në një konkurs të zhvilluar këtë të martë në Tiranë. Juria e vlerësoi në mënyrë unanime projektin fitues.

Kryetarja e jurisë, Mari Randsborg, tha se projekti i përzgjedhur ka potencialin të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Tiranës dhe të krijojë vlerë për brezat e ardhshëm. /LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI