Flash

SPAK tërhiqet nga Zvërneci/ Lirohen llogaritë bankare të miliarderëve nga Katari

Lapsi.al 2 June 2026

Nuk kaluan as 24 orë dhe Prokuroria e Posaçme ka bërë prapaktheu duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari e angazhuar projektin e Zvërnecit. Llogaritë u bllokuan në kuadër të një hetimi pas dyshimeve për një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë. 

Burimet i thanë lapsi.al se SPAK ka liruar llogaritë që e vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Të njëjtat burime thanë se lirimi i llogarive u bë për të shmangur përballjet ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit. Megjithatë, mësohet se SPAK vijon hetimet për çështjen e pronësisë së tokës. 

Më herët edhe kryeministri Rama i bëri një paralajmërim SPAK-ut që të mos bllokonte investitorët e huaj dhe që të vijonte hetimet për çështjet e pronësisë. 

SPAK ka sekuestruar edhe llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit. 

Një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen nga SPAK. Hetimet dyshohet se lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private.

Në qendër të hetimit përmendet Artur Shehu, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve hetimore, ai dyshohet se ka pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave. ©LAPSI.al  

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI