Flash

Deputeti italian flet për Zvërnecin: S’ka lidhje me mjedisin, por me demokracinë 

Lapsi.al 2 June 2026

Deputeti italian Angelo Bonelli, pjesë e partisë “Alleanza Verdi e Sinistra” ka bërë një koment për atë që po ndodh me protestat për Zvërnecin në Shqipëri. Sipas tij, kjo nuk është thjesht një çështje mjedisi, por ka të bëjë me pushtetin e miliarderëve mbi demokracinë.

“Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Ka të bëjë me pushtetin e miliarderëve mbi demokracinë. Shqipëria po bëhet një laborator për spekulime të reja ndërkombëtare: ishuj të shitur Kushnerit, dhëndrit të Trumpit, plazhe të mbrojtura nga buldozerët dhe protestues të sulmuar. Ka të bëjë me mjedisin, demokracinë dhe sovranitetin” – shprehet Bonelli. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI