Flash

PD: Me Ramën nuk pranon të flasë askush, kryeministri ka filluar të flasë me vete

Lapsi.al 21 October 2026

PD: Me Ramën nuk pranon të flasë askush, kryeministri ka filluar

Partia Demokratike ka hedhur të tjera akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit prej protestave në vend.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, tha sot në një deklaratë për shtyp se askush nuk pranon të flasë me Ramën, teksa kreu i qeverisë ka bërë disa here thirrje këtë të mërkurë për dialog mes palëve.

Garo deklaroi nga selia blu se Rama është një spekulator 2 lekësh që është gati të bëjë çdo gjë për karrigen e tij.

Deklarata e plotë: 

Edi Rama, me të cilin nuk pranon të flasë askush, ka filluar të flasë me vete. Dy herë brenda ditës sot, pasi u refuzua për herë të dytë nga studentët, ai inskenoi 2 takime. Të parin me një të ri në karrige me rrota dhe të dytin me një ‘student të shpikur’.

Mos harroni se po ky njeri, vetëm dy muaj më parë tallej publikisht me një të ri me autizëm dhe nënën e tij.

Sot priti në zyrë një të ri, me një përvujtni false, sikur të ishte Shën Francesku.
Zoti e faltë se nuk di më çfarë bën për të mbajtur pushtetin!

Një video e dytë, e shpërndarë nga Rama sonte ishte një fyerje tjetër për të rinjtë studentë që janë ndërkohë duke protestuar para zyrës së tij për të tetën ditë.

Rama kishte montuar një të ri sikur ai po i bënte pyetje dhe ky i përgjigjej. I riu ishte ulur në një karrige të kuqe te trotuari para Kryeministrisë, ku studentët e vërtetë nuk pranuan të ulen, as dje as sot.

Ku e ka lëshuar veten ky njeri?
Kur studentët e refuzojnë, ai shpik një student.

Pasi i ka sharë njerëzit me aftësi ndryshe, fton një prej tyre kur është në hall.
Të dashur studentë dhe të rinj: ky është Edi Rama, që ju e njihni mirë dhe prandaj e refuzoni.
Një spekulator 2 lekësh që është gati të bëjë çdo gjë për karrigen e tij.

Mirënjohje për revoltën dhe qëndresën tuaj, dhe për faktin se duke mos u ulur në karriget mashtruese që ai u ofron, ekspozoni se cfarë është gati të bëjë ai për të mbajtur karrigen e vet!
Bashkohuni me studentët në protestën kombëtare, të shtunën më 24 tetor, ora 10.00 te Kryeministria!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI