Flash

Dhunimi i gazetarëve gjatë protestave, reagon OSBE: Të mos pengohen mediat

Lapsi.al 21 October 2026

Dhunimi i gazetarëve gjatë protestave, reagon OSBE: Të mos

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Jan Braathu ka bërë një deklaratë pas raportimeve të shumta të dhunimit apo pengimit të gazetarëve në punën e tyre gjatë protestave në Shqipëri. 

“Raportimet e vazhdueshme për dhunë ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, si dhe për pengimin e tyre gjatë raportimit mbi protestat që po zhvillohen në Shqipëri janë shqetësuese.

Liria e medias dhe e drejta e publikut për informim janë thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike. Garantimi i sigurisë së gazetarëve është i domosdoshëm për respektimin e këtyre parimeve, përfshirë edhe gjatë demonstratave publike, ku gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë lirisht, në mënyrë të sigurt dhe pa ndërhyrje të pajustifikuara.

Këto parime pasqyrohen në Vendimin nr. 3/18 të Këshillit Ministror të OSBE-së për Sigurinë e Gazetarëve, i cili riafirmon angazhimet e shteteve pjesëmarrëse për mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e llogaridhënies për sulmet ndaj tyre.

U bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë me shpejtësi dhe në mënyrë efektive të gjitha incidentet e raportuara, përfshi pretendimet për përdorim të tepruar ose joproporcional të forcës nga policia.

Po aq e rëndësishme është parandalimi i incidenteve të tjera. Për këtë qëllim, inkurajoj autoritetet e zbatimit të ligjit që të zbatojnë plotësisht Udhëzimet ekzistuese të Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve, duke garantuar që punonjësit e policisë të lehtësojnë raportimin e sigurt dhe pa pengesa gjatë tubimeve publike” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI