Flash

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Lapsi.al 17 September 2026

Protestuesit pas heqjes së gardhit metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojes kanë nisur marshimin drejt Kuvendit, ndërsa kanë kaluar mes makinave. Momente tensioni u shënuan ditën e sotme mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ku një protestues tentoi të kalonte kordonin. Pas kundërshtimit të policisë, ai u shoqërua drejt ambienteve të Kuvendit.

Prej orës 9, protestuesit kanë vijuar me tubimin e tyre kundër klasës politike shqiptare. Ata kanë deklaruar se nuk do ta ndalojnë revoltën e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria dhe largimit të klasës së korruptuar politike. "Dorëheqje", "Qeverie e Krimit", "Nuk jeni shqiponja" dhe "Ju erdhi fundi", këto janë disa nga thirrjet më të përsëritura nga ana e protestuesve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI