Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

PAMJET/ Protesta para kryeministrisë, digjen manekinat e Ramës dhe Berishës

Lapsi.al 2 November 2026

PAMJET/ Protesta para kryeministrisë, digjen manekinat e Ramës dhe

Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës. Qytetarët kanë zgjedhur një formë ndryshe për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikës.

Përveç thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, protestuesit kanë vendosur në shkallët e Kryeministrisë dy manekina me figurat e tyre, të cilave më pas u kanë vënë flakën.

Veprimi është shoqëruar me thirrjet e protestuesve "Rama në burg, Berisha në burg", duke shënuar një tjetër moment të protestës së zhvilluar këtë të hënë në kryeqytet. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI