Flash

E rëndë/ Humb jetën në spital 16-vjeçari i aksidentuar duke u kthyer nga shkolla

Lapsi.al 2 November 2026

E rëndë/ Humb jetën në spital 16-vjeçari i

16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra në një aksident me çiklomotor, më 26 tetor në Balldre të Lezhës.

I mituri ishte aksidentuar rreth orës 14:25, në aksin rrugor Balldre-Rraboshtë, teksa po kthehej nga shkolla. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se 16-vjeçari ka humbur kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

 
Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI