Flash

“Nuk ka asnjë shqetësim", Ilir Daja minimizon humbjen e thumbon arbitrin: Tetova i lumtur vetëm me rezultatin

Me këto fjalë Ilir Daja, tekniku i Dinamos, ka minimizuar humbjen 0-2 përballë Teutës, që i distancon edhe më shumë dy skuadrat në renditje.

Lapsi.al 16 October 2026

“Nuk ka asnjë shqetësim", Ilir Daja minimizon humbjen e

"Nuk ka asnjë shqetësim, janë gjëra që ndodhin. Sot nuk kemi bërë keq. Nëse e shikojmë ndeshjen nga fillimi deri në fund, na ka munguar pasimi i fundit. Ky është futbolli”. Me këto fjalë Ilir Daja, tekniku i Dinamos, ka minimizuar humbjen 0-2 përballë Teutës, që i distancon edhe më shumë dy skuadrat në renditje. “Prandaj thashë që nuk bëmë keq. Kur humbet, duhet të bësh një lloj analize. I thashë ekipit se kemi dhënë maksimumin”, e mori me filozofi tekniku pas ndeshjes.

Mungesat nuk kanë qenë kurrë një alibi për Dajën, por sic duket këtë herë mungesa e Bruno Ditës është ndjerë: “Kemi një kontingjent lojtarësh jashtë, si kapiteni Dita. Ai i jep më shumë qetësi dhe forcë lojës sonë në ajër. Nëse do të ishte Dita në lojë apo Sembene, mund të kishim luajtur në një formë tjetër - tha Daja, që më pas e hodhi fjalën edhe te arbitrimi -. Po të shikosh faullet, në raport me kundërshtarin, ata ishin shumë më tepër në dëmin tonë. Edhe ne u përgjigjëm, nuk qëndruam pasivë në fushë.”

TETOVA: 15 MINUTA QË DINAMO NA NGJESHI NË PORTË

“Na kënaqin 3 pikët. Nuk luajtëm në mënyrën më të mirë, por ia dolëm të fitonim. E kemi pikën tonë të djathtë, por Dinamo i kishte marrë masat. Kalimi i Malës ishte i planifikuar. Ne manovrat i kishim djathtas, nuk kemi gjë për të fshehur”. Edlir Tetova vrapon me skuadrën e tij në krye të renditjes, por tekniku preferon të qendrojë me këmbë në tokë, edhe pas fitores me një rival direkt si Dinamo.

Ish-tekniku i Egnatias po shkon me të njëjtën siguri edhe në pankinën e durrsakëve. Tetova po i thjeshton gjërat Teutës edhe nëpërmjet lëvizjeve taktike gjatë ndeshjes: “Forma e presingut të lojtarëve, me presing të lartë, e bëri të pamundur daljen në të djathtë. Pastaj, treguam me Malën në të majtë, pra ndërrimin e lojës. Funksionoi te goli i Pedros – tha tekniku, që thelloi konceptin -. Në pjesën e dytë, u bë funksionale linja e djathtë me inkursione, ku shënoi Toli. Kishim 15 minuta që Dinamo na ngjeshi në portë. Edhe ndërrimet ishin të cungura. Në pjesën e dytë nuk isha shumë i lumtur me bllokun e ulët, krahasuar me atë që kishim përgatitur ne.”

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI