Flash

Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve!

Suela Musta 16 October 2026

Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve!

Çfarë po ndodh nuk është vetëm protestë, nuk është vetëm revoltë.  Është buçima e fatalitetit të një shoqërie të marrë peng me dekada, dhe të pushtuar me dhunë nga një regjim i përçudnuar politik,

Janë brezat e vuajtur dhe të sakrifikuar në vetëmohim të diktaturës enveriste;

Janë studentët familjet e Dhjetorit 90 që u ngritën me të njëjtin ideal e pasion, si të rinjtë sot, kundër komunizmit vëllavrasës;

Janë brezat e lindur dhe të rritur në tranzicionin e çartur të një sistemi as demokratik dhe as të lirë e të drejtë; 

Janë shqiptarët që nuk marrin drejtësi, nuk gjetën asnjëherë zgjidhje nga zyrat e sajuara të maliqëve që e përdorin ligjin sipas oreksit dhe pretekstit të partisë.  

Janë brezat që nuk morën meritat që u takojnë në profesion, vendimmarrje, shkollim, e në çdo hapësirë publike

Janë njerëzit që u është rrëmbyer prona, toka, pasuria për t’iu shpërndarë me pa të drejtë  oligarkëve, që mbajnë me para pushtetin, i cili blen vota për bukën e gojës dhe shet vendet e punës.

Janë shqiptarët që  u është shkelur  e drejta për profesion dhe dinjitet ekonomik, social e shëndetësor; 

Janë fatet njerëzore të një shoqërie që dhunohet çdo ditë nga një klikë e klasë politike e përlyer,  e ndërlidhur  me shumë interesa të vogla e të mëdha për tu pasuruar pa mëshirë, pa gardhe morale e logjike, në kurriz të qindra mijëra njerëzve të shtypur, të çorientuar, të dëbuar,  sepse për ta  nuk duhet të funksionojnë të drejtat, Kushtetuta, ligji i barabartë për të gjithë, por llogariten vetëm si taksapagues dhe numra në lista votuesish.

Dikur, etërit e nomenklaturës e sot pasardhësit e tyre, të çimentuar me pasuri, imunitet e pushtet, me dhe pa status patronazhisti, me dhe pa imunitetin e ndërkombëtareve, guxojnë të na diktojnë se Shqipëria është në vasalitetin e  tyre dhe pushtetin mund ta shtrëngojnë e shijojnë fort deri dhe 50 vite.

Por historia ka ligjësitë e veta. Ajo rezervon gjithmonë një afat për sundimtarët  dhe një orë kur heronjtë ngrihen dhe rrezojnë piramidën e tyre.

Sado i vogël te jetë një vend në territor e i tkurrur në popullsi, sikurse  Shqipëria e 2026, Zoti është planifikuesi më i mirë. Ai ndez dritën e guximit, kurajës dhe besimit edhe aty ku errësira e zullumqarëve duket e pafundme sepse flaka e qiriut nuk i është shuar kurrë këtij kombi edhe në limitet e ekzistencës  së tij.

Dhe ja ku zgjohet si uragan, me guxim eposi me frymëzim legjendash ,  brezi  Z , të rinjtë shqiptarë, të rinjtë më të bukur dhe më dinjitozë në botë. Ata  nuk po  djegin vendin, ata po ndezin çdo orë  shpresën dhe besimin për Shqipërinë tonë;  ata nuk po dhunojnë por po grushtojnë emblemat e korrupsionit duke na dhënë të gjithëve mësimin më të mirë të qytetarisë dhe të vetëdijes kombëtare se shqiptarët do t’ia dalin. 

Të rinjtë  meritojnë të jetojnë mrekullinë e lirisë dhe jo të mbahen  peng e të çojnë dëm rininë e tyre në  punësimin  e trafiqeve të drogës, krimit,  jetës së eskortave, nepotizmit dhe korrupsionit. 

Ata sot po ndeshen  me forcë e burrëri të pashembullt me terrorin barbar.  

Atdheu nuk vret, por vret pushteti. Atdheu është shtëpia e të gjithëve, por Shqipërisë i dolën zot, të rinjtë!!

Ikni pra dhe shpëtoni kokën, sepse emrin, historia do jua shënjojë ndër shekuj me turp dhe neveri tradhtarësh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI